Lajme

Hyn në fuqi Rregullorja e Brendshme e AKKV "Shota"

13/12/2016   Pas hartimit nga ana e komisionit të emëruar nga SP i MKRS, z. Veton Firzi, në muajin Prill 2016 dhe pas kalimit të gjithë fazave të nevojshme të harmonizimit, Rregullorja e Brendshme për AKKV "Shota" është nënshkruar në fillim të muajit Dhjetor nga Ministri, z. Kujtim Shala dhe pas afatit ligjor ka hyrë në fuqi, për përdorim. Ky akt, i rëndësishëm, nën-ligjor, ka qenë tejet i domosdoshëm për funksionimin normal të Ansamblit. Njëherazi kjo rregullore hap rrugën për nxjerrjen edhe akteve tjera nën-ligjore, siç janë: Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës (Organogrami i Ri) dhe rregullorja Financiare. Këto dokumente janë të domosdoshme për mbulimin e zbrazësisë ligjore, në mënyrë që Ansambli të funksionojë normalisht, bazuar në legjislacionin përkatës. Duhet përmendur se këto dokumente janë njëherazi edhe një hap i rëndësishëm drejt realizimit të autonomisë institucionale të institucioneve qendrore të Kulturës.

Rregullore e re e punës - Ansambli "SHOTA"

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014