Lajme

"Shota" shfaqë koncert për nderë të Ditës së Flamurit

25/11/2016   Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" do të shfaq Koncert Festiv kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Programi është përgatitur nën drejtimin artistik të prof. z. Fahri Beqirit dhe njëherazi është retrospektivë e punës së tij për afro pesë dekada, me Ansamblin. Të ftuar special: Nexhmije Pagarusha, Grupi Polifonik “Bilbilat” – Vlorë.

Koncerti mbahet në sallën e TKK, me datë 28.11.2016, dhe fillon në ora 20:00

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014