Lajme

"Shota" shfaqë program për Qendrën e Shëndetit Mendor të Prishtinës

21/10/2016   Pas kërkesës së bërë nga drejtoria e Qendrës së Shëndetit Mendor të Prishtinës, të nënshkruar nga drejtori, Dr. Sami Rexhepi, për një vizitë në institucionin tonë, më datë 19.10.2016 një delegacion i kësaj qendre dhe një numër i klientëve të QSHM, kanë vizituar Ansamblin "Shota". Fillimisht drejtori i Ansamblit, z. Shefqet Gjocaj, ka pritur në takim znj. Fikrije Krasniqi, këshilltar psiko -social dhe znj. Gjylieta Humollin, punëtore sociale të kësaj Qendre. Vizita e këtij grupi në Ansamblin "Shota", është bërë në kuadër të përpjekjeve të QSHM - Prishtinë për rehabilitimin dhe risocializimin e klientëve me probleme mendore. Më ketë rast, Trupa Artistike e Ansamblit, për nderë të mysafirëve të ardhur, ka shfaqur një program artistik , në sallën e Ansamblit. Pas programit, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga klientët e QSHM, gjatë koktejit të përbashkët, drejtori i Ansamblit dhuroi për QSHM, një Monografi dhe 20 fanella me logon e Ansamblit. Gjithashtu me udhëheqësit e kësaj qendre u dakordua që Ansambli do të jetë në vazhdimësi partner-ndihmës i kësaj Qendre dhe institucioneve tjera simotra, në procesin e rehabilitimit dhe risocializimit të njerëzve me probleme mendore, si një nga obligimet morale të këtij institucioni, si asistencë kulturore, për të gjitha kategoritë sociale në Kosovë.

Fotografi e përbashkët me një pjesë të stafit dhe klientëve të QSHM të Prishtinës, pas shfaqjes së programit, ne sallën e Ansamblit “Shota”
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014