Lajme

Ansambli Shota mori pjesë në “Fest -Argjiro 2016”

28/09/2016   Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka marrë pjesë në edicionin e VII-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Fest -Argjiro” që është mbajtur me datat 30 Shtator, 01 dhe 02 Tetor 2016, në qytetin e Gjirokastrës. Kjo ngjarje kulturore- artistike është shoqëruar me një varg mini-aktivitetesh tjera si: Ekspozitë etnografike, ekspozitë e fotografive, dita e librit (të tria në shtëpinë muze të Ismail Kadaresë), Panair Libri, Kulinari, Artizanate etj. Ky festival, sivjet është zhvilluar i tëri nën aureolën e “Vitit të Kadaresë”, ku janë organizuar dhe vazhdojnë të organizohen shumë aktivitete, për nderë të 80 vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014