Lajme

Prezantim dinjitoz i "Shotës" ne Marsejë!

20/07/2016  
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” me datë 15.07.2016 është kthyer nga Franca, ku kanë marrë pjesë në edicionin e 52- të, të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit "International Folklore Festival of Château Gombert". Festivali është mbajtur nga data 8-14 Korrik në qytetin e Marsejës. Krahas AKKV "Shota", në këtë festival kanë marrë pjesë edhe pesë Ansamble tjera: Ansambli i këngëve dhe valleve i Universitetit të Jagellonias "SLOVIANKI" nga Krakova- Poloni; "Balet Folk Del Atendo Fuente" nga Meksika; Grupi "Chippenham Morris Man", nga Bristoli i Anglisë, Grupi Folklorik – Kulturor "Recreativo de Albergaria a Velha" nga Portugalia dhe Ansambli vendës i Provancës.

Festivali "Chateau Gombert", sipas fjalëve të organizatorit është festivali më i vjetër i Folklorit në Francë, i themeluar qysh në vitin 1927. Edhe pse festivali nuk kishte karakter garues, përformancat e Ansamblit "Shota" janë vlerësuar maksimalisht si nga ana e organizatorit ashtu edhe nga grupet tjera pjesëmarrëse. Të gjithë të pranishmit janë fascinuar me begatinë e folklorit tonë, laramanin e kostumeve dhe dinamikën e vallëzimit në skenë.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014