Lajme

“Shota” kremton Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

02/06/2016  
Për nder të “1 Qershorit”, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë me një program, Artistik në Sheshin para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë. Bartës i kremtimeve për këtë datë ishte drejtoria për kulturë e Komunës së Prishtinës. Koncertin që ka filluar në ora 13:00 e kanë përcjellë një numër i madh i fëmijve, të shoqëruar me edukatorët apo prindërit e tyre. Në fund të programit, për kënaqësinë e fëmijëve, anëtarët e Ansamblit kanë përformuar një valle të përbashkët, të cilës i janë bashkuar një numër i madh i fëmijëve.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014