Lajme

“Shota” shfaq program për Kolegjin Mbretëror Britanik (RCDS) dhe Ambasadën Britanike në Kosovë

02/06/2016  
Një grup prej 18 anëtarëve, student ndërkombëtar, të Kolegjit Mbretëror për studime në fushën e mbrojtjes (The Royal College of Defence Studies), që kanë qëndruar në Kosovë fund të muajit Maj, si mysafirë të Ambasadës Britanike në Kosovë, me datë 30 Maj kanë vizituar edhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Ky delegacion kryesohej nga drejtori i RCDS, z. Steven Abbott dhe nga Atasheu Ushtarak Richard Perry. Me këtë rast TA e Ansamblit ka shfaqur një program artistik për këtë delegacionin, në sallën e Ansamblit “Shota”. Më pastaj drejtori i Ansamblit i ka njoftuar mysafirët me historikun e AKKV “Shota” si dhe u është përgjigjur pyetjeve të mysafirëve lidhur me folklorin që kultivon “Shota”, historikun e koreografive dhe larminë e veshjeve të regjioneve të ndryshme, që “Shota” i prezanton përmes programit të saj. Në fund janë shkëmbyer edhe dhurata: Drejtori ka dhuruar një kopje të monografisë në gjuhën Shqipe dhe një në gjuhën Angleze, për kolegjin dhe Ambasadën Britanike si dhe nga një kalendar për anëtarët e pranishëm të Kolegjit, ndërkaq z. Abbott, i ka dhuruar Ansamblit stemën e Kolegjit Mbretëror dhe një pikturë me godinën e kolegjit Mbretëror të Mbrojtjes.

Foto e përbashkët me Delegacioni e RCDS dhe Ansamblin ”Shota”

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014