Lajme

“Shota”, për një Kosovë të pastër!

02/06/2016  
Me datë 22.04.2016 duke filluar nga ora 13:00 në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Tokës” dhe me ftesë të “Let’s do it KOSOVA”, Trupa Artistike e Ansamblit “Shota” ka marr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, që u mbajt në Prishtinë. Në këtë datë, përveç “Shotës” këtij aksioni i janë përgjigjur edhe shumë artistë tjerë të fushave të ndryshme në Kosovë si dhe Shefi i Misionit të BE në Kosovë, z. Samuel Zhbogar.

Shënim: Fotografitë janë realizuar nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014