Lajme

Ansambli “Shota” pjesë e Festivaleve në Marsejë dhe Burgas!

29/03/2016  
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe Valleve “Shota”, pas ftesave të pranuara nga organizatorët, gjatë verës do të marrë pjesë në dy festivale të rëndësishme ndërkombëtare të Folklorit. Fillimisht Ansambli do të jetë pjesëmarrës në edicionin e 52-të të: International Folklore Festival of Château Gombert, që mbahet nga data 07-14 Korrik të këtij viti në Marsejë të Francës. Ndërkaq në muajin gusht Ansambli do të udhëtojë në qytetin e bukur Burgas të Bullgarisë për të marrë pjesë në edicionin e 44-të të: International Folklore Festival-Burgas-Bullgaria. Ky festival mbahet nga datat 22-26 Gusht 2016.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014