Lajme

Koncert i përbashkët i Ansamblit “Shota” dhe AP të Shqipërisë

02/04/2016  
Bashkëpunimi i sivjetmë i Ansamblit “Shota” me Ansamblin Popullor të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor, ka filluar me datë 1 Prill, ku të dy ansamblet mbajtën një koncert të përbashkët me këngë. Ky koncert, i koncipuar si tematik- me subjekt këngët për pranverën, lulet dhe dashurinë, ka bashkuar këngëtarët dhe orkestrat e dy ansambleve në sallën e TKK. Përveç përlave muzikore të të dy ansambleve veç e veç, në këtë koncert ka pasur edhe pika të përbashkëta, që janë realizuar nën përkujdesjen e udhëheqësit artistik të AKKV “Shota”, z. Ylber Asllanaj dhe drejtorit artistik te APKV nga Shqipëria, z. Gerti Druga.

Koncerti i përbashkët është mbajtur më datën 01.04.2016 në sallën e TKK në Prishtinë.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014