Lajme

Shota me dy programe në “Epopenë e UҪK-së”

09/03/2016  
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka marrë pjesë, me dy programe të ndara, në manifestimet e organizuara në kuadër të “Epopesë së UCK-së” që organizohet në përvjetorin e luftës dhe rënies heroike të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, në datat 5-7 Mars.

Fillimisht grupi i Valleve i Ansamblit, me ftesë të FFK-së, ka marrë pjesë me program artistik, në hapje të turnirit ndërkombëtar të Futsallit “Kupa e Adem Jasharit”, që është mbajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga data 3-5 Mars 2016. Gjithashtu Ansambli ka marrë pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të ndarjes së shpërblimeve.

Foto gjatë ceremonisë përmbyllëse të ndarjes së shpërblimeve.


Foto gjatë ceremonisë përmbyllëse të ndarjes së shpërblimeve.


Foto gjatë ceremonisë përmbyllëse të ndarjes së shpërblimeve.

Ndërkaq me datë 07. 03. 2016, Trupa Artistike e Ansamblit ka marrë pjesë në programin e madh artistik, të organizuar në kuadër të “Natës së Zjarreve”. Ky koncert është mbajtur në sheshin A. Jashari në Skenderaj. Para kësaj, një delegacion, i kryesuar nga drejtori i Ansamblit, z. Shefqet Gjocaj, ka bërë homazhe ne kompleksin memorial në Prekaz dhe pastaj është pritur në Kullë nga kryefamiljari, z. Rifat Jashari.

Delegacione i Ansamblit, duke bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz



Fotografi e përbashkët me nikoqirin, në oden e Jasharajve

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014