Lajme

Defile në përvjetorin e Pavarësisë

25/02/2016   Me rastin e 17 Shkurtit, ditëlindjes së tetë të Republikës së Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” , në këtë ditë, duke filluar nga ora 12:00, ka mbajtur defile në sheshet e Prishtinës: “Zahir Pajaziti”, “Nene Terezë”, “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”. Gjatë defileut Trupa e Ansamblit ka ekzekutuar pjesë nga repertuari i vet në tri pika kryesore si dhe ka ekzekutuar një pjesë të lirë koreografike të cilës i janë bashkangjitur edhe qytetarët që po kremtonin në shesh. Defileu është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët (veçanërisht fëmijët) dhe pritet të jetë tradicional. Kurse nga viti i ardhshëm pritet t’i bashkëngjitën edhe SHKA apo grupe tjera folklorike.

Shënim: Fotografitë janë realizuar nga KultPlus







Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014