Lajme

KONCERT FESTIV NË TETOVË

25/02/2016   Nën patronazhin e kryetares së komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, në kuadër të agjendës kulturore “Dardania”, të cilën komuna e Tetovës e organizoi për nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli “Shota” me datë 19.02.2016 (duke filluar nga ora 19:30) shfaqi koncert, në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Në sallën e përmbushur me spektatorë, fillimisht programin e filloi, me disa pika artistike SHKA “Xheladin Zeqiri” e qytetit të Tetovës, ndërkaq pastaj në skenë u paraqit Trupa Artistike e Ansamblit “Shota”, e cila me koreografitë “Vallja e Podgurit” dhe “Festa e Bashkimit” si dhe me këngë të larmishme, entuziazmoi publikun e pranishëm në sallë. Veçanërisht mirë u prit këngëtari Liridon Sadria me “Këngë për Tahir Sinanin” dhe “Kosova- Kosova” (kjo e fundit në duet me këngëtaren Saranda Alija). Gjithashtu u mirëpritën duetet e përziera Ismet Bogujevci- Besarta Murtezani dhe Riza Bytyci- Fjolla Iseini si dhe grupi i këngëtarëve me këngën “Kreshtat e Kosovës”.







Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014