Kryesia

Shefqet GJOCAJ
DREJTOR I ANSAMBLIT

Është lindur me datë 11.06.1962, në fshatin Kovragë, komuna e Istogut. Shkollën fillore dhe atë të mesme (drejtimi Fizikë-Kimi) e ka mbaruar në Istog. Ka studiuar në Fakultetin Teknik, drejtimi ARKITEKTURE (1982-1987) dhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit “H. Prishtina”, dega Dramaturgji (2008-2912), ku ka mbaruar edhe studimet Master për Dramaturgji në vitin 2013. Përveç përvojës në punë me organizata të ndryshme ndërkombëtare ( Kryqi i Kuq dhe Caritas-i Austriak, UNOPS, RDP, UN-HABITAT, JVL, PAN-Livestock etj.), ka punuar edhe si mësimdhënës, gazetar- bashkëpunëtor, gazetar korrespondent, punëtor arsimi, themelues teatrosh, autor, regjisor, aktor si vijon:

* Eksperienca ne punë si mësimdhënës dhe gazetar:

Mësimdhënës ne Shkollën e mesme ne Istog (1986/87) dhe 1993-1997
Mësimdhënës ne SHF “I. Pervizi” ne Mitrovice 1988-1993
Gazetar-korrespondent i gazetës “Koha Ditore”- 1997-2001
Gazetar –korrespodent i TVSH gjate luftës (1998-1999)
Redaktor dhe gazetar ne revistën lokale “Kronika e Istogut” (1994-1998)

* Themelues

Themelues i TT “A. Moisiu” ne Mitrovicë (1990), njëherazi autor, regjisor dhe aktor i këtij teatri
Bashkëthemelues i Shoqatës Kulturore, Letrare, Artistike “Gurrat e Bardha” ne Istog (1993)
Themelues i Teatrit “Bindi” ne Istog (1993), njëherazi autor, regjisor dhe aktor
Bashkëthemelues i revistës lokale “Kronika e Istogut” (1994), njëherazi redaktor dhe gazetar

* Aktor dhe Regjisor:

Nga viti 1984-1988, aktor pranë grupeve dramatike te SHKA “Bajram Curri” dhe Ansamblit Akademik “Ramiz Sadiku”.
Në vitet 1988-89, aktor ne teatrin “Sander Prosi” ne Mitrovicë.
1990-1993 Autor, aktor dhe regjisor ne TT “A. Moisiu” ne Mitrovicë,
1993-1997 Autor, aktor dhe regjisor ne Teatrin “Bindi” të Istogut.

Gjatë kësaj kohe ka realizuar mbi 30 role në shfaqje të ndryshme si: Miti (Vëllazëri e interes e Kristo Floqit), Haruni (Rënia e Madhe e Jusuf Buxhovit), Marash Pali (Shtatë Shaljanët e Ndrekë Lucës), Shpendi (Epoka para gjyqit e Ekrem Kryeziut), Luli (Maturantet e Zija Berishes), Tupanxhiu (Krismë është emri im, dramatizim autorial i poezive te Din Mehmetit), Kapiteni (Anija e të marrëve e Mehmet Krajës), Përgjuesi i ëndrrave (Përvjetori e Shefqet Gjocaj), Gjet Llleshi (Cuca e Maleve e Loni Papës).... Regjisor ne mbi 10 shfaqje për të rritur dhe fëmijë (Epoka para Gjyqit, Krismë është emri im, Përvjetori, Bregu i Pikëllimit, Besa, Antigona, Ëndrra e Lulit, Kamera e fshehur...)

* Dramaturg dhe Skenarist:

SKENARË: Autor i skenarëve te metrazhit të shkurtër: “Vrasje e Dyte”, “Fotografia”, “Kthimi”, “Objektivi”. Skenarë të metrazhit te gjatë, “Oxhaku”, “Falja e Gjakut”...

DRAMA: Autor i dramës “Përvjetori”, e realizuar ne regji të autorit me trupën e teatrit “Bindi” të Istogut (1995). Dramatizimi i poezive të Din Mehmetit dhe inskenimi i shfaqjes “Krismë është emri im” nga autori ne teatrin “A. Moisiu” te Mitrovicës. Autor i dramave për fëmijë: “Ora e matematikës”, “Engjëjt janë gjithkund”, përshtatje dhe dramatizim i dramës “Kamera e fshehur” dhe “Ëndrra e Lulit” (të gjitha të realizuara ne regji të autorit me trupën e fëmijëve të TT “A. Moisiu” të Mitrovicës. Autor i dramave (qe presin për botim): “Fotografia”, “Vrasje e dytë” dhe “Takim i padëshiruar”.

* Kritik teatri:

Pjesëmarrës në tryeza dhe debate për teatrin në shumë edicione të festivaleve të Teatrit: “Talia e Flakës” në Gjilan, “Festivali gjithëkombëtar i dramës” në Ferizaj etj.

* Gazetar dhe reporter:

Gazetar ne të përditshmen “Koha Ditore” (1997-2002), Reporter i TVSH gjatë luftës ne Kosovë (1998-1999), redaktor dhe gazetar ne revistën mujore “Kronika e Istogut” (1994-1997). Gazetar bashkëpunëtor dhe reporter i sportit ne “Kosova Sport” dhe “Info- Sport” si dhe Radio Kosova (2002-2013).

*Çmimet dhe mirënjohjet:
Z Gjocaj ka marrë pjesë, me veprat e tij, në festivale dhe konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, kur është nderuar me çmime dhe mirënjohje, si më poshtë:

1985- 25 vjetori i SHKA "Bajram Curri" në Prishtinë: Mirënjohje për kontribut të veçantë
1992- Qeveria e komunale ne Mitrovicë: Mirënjohje e veçantë për zhvillimin e kulturës
1995 -Festivali i Teatrit të Kosovës në Prishtinë: Çmimi special i jurisë për tekst, regji dhe aktrim (Drama “Përvjetori”)
1994, 1997, 2001, 2009: Mirënjohje për kontribut në zhvillimin e sportit dhe të artit si gazetar dhe veprimtar, në Komunën Istogu
2011- “Nine Eleven Film Festival” në Prishtinë- Çmimi për skenarin më të mirë (film i shkurtër "Kthimi"). Në të njëjtën Festivalit, film i realizuar me skenar te z Gjocaj, ka fituar edhe katër çmime tjera: (Filmi më i mirë, regjia më e mirë, roli më i mirë i femrës dhe montazhi më i mirë). Ky film gjithashtu më pastaj ka fituar edhe shumë çmime tjera në festivale prestigjioze ndërkombëtare, përfshi Sundance Film Festival 2012: Filmi më i mirë i huaj (i shkurtër); Filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin e Filmit në Sarajevë 2012; Çmimi i publikut në Festivalin e Nijmegen-it në Holandë; Regjia më e mirë në Festivalin e mbajtur në Paris 2012; Çmimin aktorja më e mirë në Greqi dhe çmime tjera në kategoritë individuale në Itali, Spanjë, Angli, SHBA etj. Z. Gjocaj ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme me shfaqje teatrore dhe filmin tjetër të shkurtër "Vrasja e dyte".
Kontakti
shefqet.gjocaj@rks-gov.net
shgjocaj@yahoo.com
tel: +381(0)38 228-376


Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014