Lajme

Promovimi i Monografisë dhe “Takimi i Gjeneratave”, përmbyllin aktivitetet e Ansamblit “SHOTA” për vitin 2015

15/12/2015  
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, e përmbyll planin artistik për vitin 2015, me promovimin e monografisë së Ansamblit “Shota, muze në lëvizje” e autorit Agron Gërguri, e cila tanimë është botuar në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Ky aktivitet do të mbahet me datë 22.12.2015, në objektin e ansamblit duke filluar nga ora 12:00. Gjithashtu ky organizim është menduar edhe si “Takim i Gjeneratave”, ku do të jenë të ftuar edhe ish-anëtarë të Ansamblit në të kaluarën, organizim që mëtohet të jetë tradicional, në çdo fund-viti. Po ashtu, përveç promovimit të monografisë, do të shfaqet edhe filmi dokumentar i përgatitur vitin e kaluar me titull “50 Vjet me Shotën”, i autorit Ismet Sijarina. Në fund të këtij programi, është paraparë një koktej i përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014