Lajme

Koncert në Istog

26/11/2015  
Me ftesë të Komunës së Istogut, Ansambli “Shota” me datë 27 Nëntor, ka shfaqur koncert festiv, për nderë të Ditës së Flamurit, në sallën e shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog. Koncerti ka filluar në ora 16:00. Ansambli “Shota”, ndër të tjera, në këtë koncert ka prezantuar para publikut istogas edhe vallet e reja të realizuara gjatë këtij viti: “Valle me motive nga Podguri”, të realizuar nga koreografi Xhemali Berisha dhe vallen “Festa e Bashkimit” të koreografit Fehmi Shaqiri.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014