Lajme

Ansambli “Shota” shfaqë Koncertin e dytë Premierë, për vitin 2015

13/11/2015  
Pas përgatitjeve intensive fillimisht në realizimin e koreografisë-valles së re “Valle me motive të Podgurit” dhe valleve tjera në autorësi të koreografit Xhemali Berisha si dhe pikave tjera artistike, nën përkujdesjen e udhëheqësit artistik z. Ylber Asllanaj, me datë 13.11.2015 në sallën e TKK-së duke filluar nga ora 20:00, Ansambli “Shota” ka mbajtur Koncertin e dytë premierë për vitin 2015. Sikur edhe koncerti i parë premierë, i shfaqur në muajin Qershor, që i dedikohej koreografit Fehmi Shaqiri, edhe ky koncert ka qenë “Koncert Recital” i koreografit Xhemali Berisha. Në këtë koncert, përveç trupës Artistike të Ansamblit janë prezantuar edhe artistë -bashkëpunëtorë, të ftuar: këngëtarë, solistë dhe anëtarë të Korit.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014