Lajme

Prezantim dinjitoz i “Shotës” ne Festivalin “Alta Minho” ne Portugali

11/09/2015  

Foto e përbashkët e pjesëmarrësve ne Festival


Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me ftesë të organizatorit, ka marrë pjesë në edicionin e XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Alta Minho 2015”, i cili është mbajtur nga data 1-6 Shtator 2015 dhe është në kalendarin zyrtar të festivaleve të organizatës CIOFF. Ne këtë Festival, përveç Ansamblit “Shota” kanë marre pjesë edhe 5 Ansamble tjera nga Spanja, Holanda, Senegali, Polonia dhe Estonia, si dhe 4 trupa lokale te Nikoqirit, jashtë programit zyrtar. Trupa e Ansamblit ka udhëtuar për Portugali me datë 31 Gusht.
Trupa Artistike i është nënshtruar agjendës së festivalit, ku ka shfaqur 9 koncerte ( 4 koncerte matine- nëpër qendrat sociale për fëmijë dhe pleq) dhe 5 koncerte në mbrëmje ne skenën zyrtare të Festivalit (ne Teatrin e Qytetit dhe Sheshin kryesor “Praça de Republica” të Viana do Castelos). Përveç kësaj, në ditën e katërt të Festivalit ka marrë pjesë edhe në lojërat popullore të organizuara me të gjithë pjesëmarrësit, ku edhe ka triumfuar në dy gara (nga gjithsej 3 sa ishin) si dhe ka përgatitur një drekë me ushqim tradicional në ditën e fundit të festivalit, për nikoqirin (Grupin e shoqërisë “Sa Paolo” të Barroselas dhe komunitetin). Nga ana tjetër, drejtori i Ansamblit, i shoqëruar me dy qifte të ansamblit dhe me drejtorin artistik të festivalit, z. Alberto Rega, ka realizuar vizitë ceremoniale te kryetari i Komunës se Vianas, z. Jose Maria Costa, kiu janë këmbyer edhe dhurata. Po ashtu drejtori ka realizuar takime veç e veç edhe me udhëheqësit e ansambleve tjera pjesëmarrëse dhe me përfaqësues të seksioneve nacionale të CIOFF-it. Nga të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti nga nikoqiri dhe organizatori i Festivalit, paraqitjet e Ansambli shota janë vlerësuar të nivelit të lartë. Ata së bashku me publikun e shumtë kanë mbetur të impresionuar me veshjet, koreografitë dhe virtuozitetin e interpretimit të Trupës tonë Artistike, duke shprehur dëshirën që “Shota” të jetë shumë shpejt e pranishme prapë në këtë Festival.

Në pritje te kryetari i komunës së Viana do Castelo, z. Jose Maria Costa dhe drejtori artistik i Festivalit, z. Alberto Rego


Delegacioni i Ansambli “Shota” ne hollin e komunës së Viana do Castelos


Foto e perbashket me delegacionin e Ansamblit nga Twente (Holandë).


Foto e perbashket me delegacionin e Ansamblit nga Majorka (Spanjë).


Valltarja e re Artiola Shala, duke shpalosur flamurin e CIOFF-it, në hapje të festivalit, së bashku me përfaqësuesit e ansambleve nga Spanja, Senegali, Holanda dhe vendi nikoqir.


Në skenën përmbyllëse të programit zyrtar të Festivalit: qifti Besnik Grajçevci- Valentina Haziri, që realizuan koreografinë më të suksesshme se bashku me qiftin nikoqir të Barrosellas. Koreografia u përgatit nen përkujdesjen e koreopetitorit Nazmi Demaj!







Disa pamje nga performancat e Ansamblit ne skenën e Festivalit

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014