Lajme

Ansambli “Shota” me agjendë të ngjeshur gjatë Gushtit!

27/07/2015  
Në kohën kur shumica e institucioneve kulturore ndodhën në pushim veror, Ansamblin “Shota” nuk ka kohë për një komoditet të tillë. Në fakt punëtorët e Ansamblit do të shfrytëzojnë një pushim të shkurtuar, për shkak të angazhimeve të shumta që kanë në muajin me të nxehtë të vitit. Fillimisht me datë 1 Gusht, “Shota” do të shfaqë koncert në Prekaz, në kuadër të ditëve të diasporës, pastaj me datat 5,6 dhe 7 Gusht do të qëndrojë në Strugë të Maqedonisë, për të marrë pjesë në festivalin “Këngë Jeho” që mbahet në kuadër të manifestimin multi-kulturor të organizuar në këtë qytet. Ndërkaq nga data 24 Gusht do të bëhen përgatitjet finale për pjesëmarrje në edicionin e XIX të Festivalit Ndërkombëtar “Alto-Minho” që mbahet në qytetin Viana do Castelo të Portugalisë. TA e Ansamblit do të qëndrojë në Portugali nga data 31 Gusht deri me 07 Shtator 2015.

Koncerti për Diasporën

Koncerti i AKKV “Shota” në Prekaz, me datë 01 Gusht, mbahet në organizim të Ministrisë së Diasporës dhe MKRS-së. Ky koncert që është pjesë e manifestimit “Një lule për Jasharajt”, i cili mbahet në kuadër të Ditëve të Diasporës.

“Shota” në manifestimin Multi-Kulturor të qytetit të Strugës

Ansambli “Shota” do të marr pjesë në manifestimin e gjerë kulturor që ka filluar në qytetin e Strugës (Maqedoni). Në kuadër të këtij manifestimi, Ansambli “Shota” hap festivalin folklorik “Këngë Jeho”, me koncertin që mbahet me datë 06 Gusht, me fillim në ora 21:00. Manifestimi mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Strugës, z. Zijadin Sela, ndërkaq Ansambli “Shota” do të udhëtojë për Strugë me datë 05 Gusht.

FESTIVALI NË PORTUGALI

Ansambli “Shota” ne fund te muajit Gusht do të udhëtojë në Portugali për të marrë pjesë në edicionin e 19 të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “XIX Festival de Folklore International Alto-Minho”, që mbahet në qytetin bregdetar Viana do Castelo, nga data 31 Gusht – 7 Shtator .

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014