Lajme

SHOTA NË FESTIVALIN E GJIROKASTRËS

22/05/2015  
Në kuadër të “Kalendarit të Përbashkët Kulturor” me Republikën e Shqipërisë të nënshkruar nga ministrat përkatës, z. Kujtim Shala dhe znj. Mirela Kumbaro-Furgji, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” me datë 12.05.2015 ka marr pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës i cili u mbajt nga data 10- 16 Maj.
Ansambli ”Shota”, në festivalin më të madh kombëtar të folklorit ka marrë pjesë si i ftuar special (jashtë konkurrencës), ndërkaq programin e ka shfaqur me datë 13.05.2015. Përformanca artistike e Ansamblit, në Kalanë e Gjirokastrës, është pritur me duartrokitje të fuqishme nga qindra spektatorë dhe është vlerësuar lart nga specialistë të shumtë që ishin të pranishëm në Koncert.


Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014