Lajme

KONCERT FESTIV PËR 17 SHKURT- DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

10/01/2015   Programi festiv, me koncertin që përmban disa nga perlat e muzikës dhe koreografisë sonë dhe defileun në Shesh, organizohet për nderë të 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Orari i paraqitjeve të Ansamblit “Shota”, në këtë përvjetor, është si vijon:

* Koncerti Festiv, do të mbahet me datë 14 Shkurt, në sallën e TKK, me fillim në ora 20:00.
* Defileu në shesh, do të mbahet me datë 17 Shkurt nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, me fillim në ora 12:00.

Programi i Koncertit Festiv

* “Suitë vallesh Kosovare”, koreografia Xh. Berisha, interpreton TA e Ansamblit.
* Kënga, "A vritet pafajësia"-interpreton Saranda Alija, e përcjellë nga Kori.
* Kënga, "Përshëndetë shqiponja nënë"- këndon Riza Bytyçi, i përcjellë nga Kori.
* Kënga "Nusja e përflakur"- këndon Violetë Kukaj, e përcjellë nga Kori.
* “Valle me motive nga Librazhdi”-koreografia Gjergj Prevazi, interpreton TA e Ansamblit.
* "Këngë për Haxhi Zekën"- këndon Liridon Sadriu, i përcjellë nga Kori.
* Kënga "Baladë nizamësh"- këndon Mirvete Haziri, e përcjellë nga Kori.
* Kënga "O prite Azem Galicën"- këndon Ismet Bogujevci –Doajen i Ansamblit, i përcjellë nga Kori.
* "Vallja festive"- koreografia Fehmi Shaqiri, interpreton TA e Ansamblit.

Programi i Defileut

Defileu i Trupës Artistike të Ansamblit “Shota”, me kostume kombëtare, fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku interpretohet program 10 minutësh (Kolazh Vallesh), vazhdon përgjatë sheshit “Nëna Terezë”, me muzikë dhe valle dhe përfundon në Sheshin “Ibrahim Rugova”, ku TA interpreton pjesën e dytë të Kolazhit të valleve.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014