Koncerte

Aktivitetet artistike të AKKV “ Shota” në vitin-2014

Me ftesë të Kryetares së Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”, Ansambli ”Shota” ka shfaqur koncert të përbashkët me SHKA “Xh. Zeqiri”, më datë: 14.02.2014 në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Ky koncert është mbajtur si dedikim i Komunës së Tetovës për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „Shota“ ka mbajtur koncerte protokollar në Prishtinë me datë 16.02.2014 (me organizim të zyrës së kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi) dhe në Suharekë me datë 17.02.2014 (me organizim të DKRS të Komunës së Suharekës).

Me ftesën e bërë nga kryetari i komunës së Agrigentos, z.Marco Zambuto Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në “59 Festivali Internazionale del Folklore nell’ambito della 69’Sagra del Mandorlo inFiore” në Agrigento të Sicilisë, nga data 09.03.2014 -18.03.2014.

Me rastin e hapjes së kampionatit Botëror të Karatesë, në organizim të FKK dhe MKRS, Ansambli ”Shota” më datë 05.04.2014, ka shfaqur koncert në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në kuadër të organizimeve kushtuar 15 vjetorit të eksodit “Ditët e Eksodit ‘99”, Ansambli “Shota” me datë 16.04.2014 ka shfaqur koncert në qytetin e Kukës-it (Shqipëri) .

Më datë: 21.05.2014 Ansambli “Shota” është ftuar nga organizatori, të marr pjesë në hapje të ndeshjes së futbollit Kosovë-Turqi, që u mbajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Programi Artistik, i paraparë, megjithatë nuk u mbajt, për arsye të ditëve të zisë së shtetit turk, pas viktimave të minierës së Somas.

Me datë: 24.05.2014 e shtunë, ka shfaqur program në hapje të kampionatit Evropian të Body-Building-ut dhe Fitness-it që u mbajt në Prishtinë.

Me ftesën e bërë nga organizatorët e Manifestimit Kulturor “Pranvera në Anë të Malit’ që mbahet në qytetin e vjetër te Shasit, në datat 23, 24 dhe 25 Maj, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert me datë 25 Maj 2014.

Me ftesë të Agjencisë Amerikane për zhvillim, Ansambli “Shota” me datë 28.05. 2014 ka marrë pjesë në shënimin e 15- vjetorit të veprimtarisë së USAID-it në Kosovë, me një program të shkurtër artistik. Kjo veprimtari u mbajt në Sheshin “ Zahir Pajaziti ” në Prishtinë .

Me ftesën nga organizatorit e festivalit “XVIII International Folk Festival-Vitosha 2014”, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në këtë festival të rëndësishëm Ndërkombëtar, i cili u mbajt nga data 26-30 Qershor 2014, në Sofje të Bullgarisë. Ky festival është pjesë e kalendarit zyrtar të FOLKWORLD. Nga ky festival “Shota” iu kthye me çmimin e parë në kategorinë e qifteve (kategoria e vetme garuese e festivalit).

Me datë: 30.07.2014, trupa artistike e Ansamblit “Shota” ka marrë pjesë në hapje te Festivalit “ETNO-FEST-2014”, i cili nga data 30.07- 03.08 u mbajt në Fshatin Kukaj të Prishtinës.

Me ftesë të Ministrisë se Diasporës, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në përmbyllje të manifestimit “Ditë e Diasporës”, i cili u mbajt në Prekaz, me datë 02.08.2014. (edhe përkundër faktit se Trupa Artistike e Ansamblit ”Shota” nga data 01- 31 Gusht 2014 ishte në pushim kolektiv.

Me rastin e shënimit të 50 vjetorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” si ansambël profesionist me datë 26.09.2014 është mbajtur Akademia Solemne në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Po këtë ditë, në foajeun e TKK-së është hapur edhe ekspozita tematike e fotografive “50 vjet në 50 fotografi”. Gjithashtu në kuadër të kësaj Akademie është shfaqur filmi dokumentar kushtuar 50 vjetorit të veprimtarisë së Ansamblit dhe janë ndarë pllaketa dhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar me vite.

Me rastin e shënimit të 50 vjetorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” si ansambël profesionist është mbajtur edhe Gala koncerti Festiv më datë 27.09.2014. në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Në këtë koncert, përveç TA të Ansamblit “Shota”, kanë performuar edhe ansamble, grupe dhe solist të ftuar nga Udhëheqësi Artistik i Ansamblit.

Me datë: 01.10.2014 Trupa artistike e Ansamblit kanë marrë pjesë në xhirimet e emisionit “ Oxygen show” , në të cilin ka qenë i ftuar special drejtori i Ansamblit. Tema e emisionit ka qenë ekskluzivisht në lidhje me 50 vjetorin e Ansamblit “Shota” .

Me organizim të MKRS-së, Ansambli “Shota” me datë 03.10.2014 ka shfaqur koncert në Teatrin Kombëtar, për nderë të pjesëmarrësve të sesionit të 13-të Parlamentit Kulturor Evropian, i cili për herë të parë u mbajt në Kosovë, nën patronatin e ministrit të MKRS, z. Memli Krasniqi.

Në bazë të planit paraprak të menagjmentit të Ansamblit, me datë 10.10.2014 , në sallën e shtëpisë së kulturës në Gjakovë, ka filluar turneu i koncerteve të Ansamblit, i titulluar “Nëpër Gjeografinë Shqiptare”.

Me ftesë nga organizatori i manifestimit multikulturor i Anës së Malit, BKA dhe zyra e Turizmit e qytetit të Ulqinit, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në “Dita e Shegës” dhe festivalin “Dolcinum International Festival”, ku ka shfaqur dy programe: Në Katerkollë (16.10.2014) dhe në Ulqin me 17 Tetor 2014.

Me datë 24 Tetor 2014, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në edicionin e 20-të jubilar të festivalit “Oda Dibrane”, në Peshkopi (si i ftuar special nga Organizatori), i cili është mbajtur nga data 23-26 Tetor. Për të nderuar këtë festival unik të folklorit, lojërave dhe riteve popullore, që llogaritët si më jetëgjati në Republikën e Shqipërisë, Ansambli “Shota” ka mbajtur koncert të plotë, në sallën e pallatit të Kulturës në Peshkopi.

Për nder të 50 vjetorit të Ansamblit “Shota” dhe me ftesë nga kryetari i komunës së Istogut z. Haki Rugova, me datë 29.10.2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në Shtëpinë e Kulturës në Istog.

Po me datë 29. 10. 2014, pas koncertit të mbajtur në Istog, një pjesë e valltarëve dhe instrumentistëve të Ansamblit “Shota” kanë marrë pjesë në ceremoninë festive të KOK-ut, me rastin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, i cili është mbajtur në restorantin “Miracles” në Fushë Kosovë.

Për nder të 50 vjetorit të Ansamblit “Shota” dhe me ftesë nga kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, me datë 31.10.2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në shtëpinë e kulturës në Deçan.

Për nder të 50 vjetorit të Ansamblit “Shota” dhe me ftesë nga kryetari i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, me datë 17.11.2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Me datë 22.11.2014, me ftesë të kryetares së Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në kremtimin e 65 vjetorit të themelimit të SHKA “Xheladin Zeqiri”, të këtij qyteti. Në këtë përvjetor, “Shota” ka shfaqur koncert të përbashkët me nikoqirin, SHKA “Xh. Zeqiri” dhe me Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve të Shqipërisë.

Me datë 25.11.2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në sallën e TOB në Tiranë. Ky koncert ishte protokollar, për nderë të ditës së flamurit dhe bëhet në kuadër të implementimit të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor, i cili është miratuar në takimin ndërministror të MKRS (përfaqësuar nga ministri Memli Krasniqi) dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë (përfaqësuar nga ministrja Mirela Kumbaro-Furgji), në muajin Shkurt të këtij viti.

Me ftesë të DKRS të komunës së Gjilanit, për nder të festës së flamurit dhe për nder të 50 vjetorit të Ansamblit “Shota” me datë 27.11. 2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Ky koncert është mbajtur nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri

Me ftesë nga organizatorët e Festivalit të Këngës “Kosovarja Këndon”, që u mbajt në Ferizaj, Ansamblit “Shota” ka marrë pjesë në këtë Festival si mysafir special dhe ka shfaqur program në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj me datë: 28.11.2014.

Me kërkesë të organizatorit (KK Prishtinë), në shënimin e Ditës së Flamurit 28 Nëntor, Ansambli “Shota” ka shfaqur një program edhe në sheshin e qytetit në Prishtinë.

Me datë 09.12.2014, Grupi i Valleve i Ansamblit “Shota” kanë marrë pjesë në xhirimet e vitit të ri për emisionin “Oksigjen”, të cilat u mbajtën në hotelin “Xeni Imperial” në Gjakovë.

Me ftesë të autoriteteve lokale te Preshevës me datë: 12.12.2014, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë. Koncerti u organizua nën patronatin e kryetarit te Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa.


-------------------------------------

P.S. Ansambli “Shota” planifikon edhe tri aktivitete të rëndësishme deri në përfundim të këtij viti kalendarik:

  • - Organizimin e koncertit të përbashkët protokollar të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve të Shqipërisë, që pritet të mbahet me datë 20 Dhjetor në sallën e TKK në Prishtinë.
  • - “Takimin e Gjeneratave”, ku do të ftohen ish- punëtor të këtij Ansambli ndër vite dhe do të ndahen mirënjohjet dhe paketat që nuk ka qene e mundur t’u dorëzohen laureatëve në Akademinë e 50 vjetorit.
  • - Promovimi i Monografisë “ Shota- muze në lëvizje” që është punuar me rastin e 50 vjetorit të veprimtarisë së “Shotës” si Ansambël profesionist.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014