Koncerte

Prezantimet Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "Shota" në gjatë viti-2013, ne Koncerte dhe Festivale Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Gjatë vitit 2013 AKKV "Shota" ka realizuar gjithsej 17 Koncerte. Ne qendra të ndryshme të Kosovës "Shota" ka shfaqur 13 Koncerte, nga të cilat njëri ishte Koncert Premierë. Dy koncerte janë shfaqur ne Ulqin (Mali i Zi) dhe Shkodër (Shqipëri) ndërkaq Ansambli po ashtu ka marrë pjesë edhe ne dy festivale Ndërkombëtare ne Turqi (Bursa dhe Büyükçekmece), nga ku është kthyer me dy shpërblime. Përderisa ne Büyükçekmece (Festivali i 14 me radhë i Kulturës dhe Artit), "Shota" është radhitur e treta ne Festivalin ku merrnin pjesë 25 vende të botës, ne Bursa ky Ansambël është shpërblyer me vendin e parë ne edicionin e 27 të "Bursa CATF 27th International Golden KARAGÖZ Folk dance competition".


Datat e Koncerteve të mbajtura në Kosovë
1. Me rastin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës 17-Shkurtit, Ansambli "Shota" shfaqi koncert të përzgjedhur në Teatrin Kombëtar të Kososvës me datë: 15.02.2013.

2. Po ashtu, me rastin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës 17-Shkurtit, Ansambli "Shota" me datë: 16.02.2013 shfaqi koncert në Gjilan dhe 17.02.2013 në Therandë.

3. Për nder të Përvjetorit të "Adem Jasharit", Ansambli"Shota" shfaqi dy koncerte me datë: 05.03.2013 në Kazermën Ushtarake " Adem Jashari" në Prishtinë dhe në Skenderaj me datë: 07.03.2013.

4. Më dt. 22.05.2013 në Teatrin Kombëtar të Kosovës Ansambli "Shota" shfaqi koncertin e parë premierë për këtë vit.

5. Më dt. 10.06.2013 me rastin e Përvjetorit të Lidhjës së Prizrenit, ka shafqur koncert në Prizren.

6. Më dt. 11.06.2013 Ansambli "Shota" ka shfaqur koncert në Prishtinë, me rastin e Përvjetorit të " Ditës së çlirimit".

7. Në muajin Qershor dhe Korrik të vitit-2013 Ansambli "Shota" mori pjesë në dy Festivalet në Turqi me karakter Ndërkombëtar, në konkurencën e më se 25 shteteve të Botës ku dhe u nderua me vendin e tretë Büyükçekmece dhe me vendin e parë në Bursa më datë: 27.06.2013-13.07.2013


Vendin e parë në - BURSA CULTURE ART AND TOURISM FOUNDATION 27th INTERNATIONAL GOLDEN KARAGÖZ FOLK


Vendin e tretë në - 14th INTERNATIONAL BÜYÜKçEKMECE CULTURE AND ART FESTIVAL MUNICIPALITY OF BÜYÜKçEKMECE.

Në kuadër të turneut të organizuar nëpër Kosovë dhe jashtë saj Ansambli "Shota" shfaqi edhe këto koncerte:

  1. Në Shtëpinë e Kulturës në Prizren më datë: 26.09.2013
  2. Në Shtëpinë e Kulturës në Gjakovë më datë: 04.10.2013.
  3. Në Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Ulqinit më datë: 31.10.2013.
  4. Në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës më datë: 01.11.2013.

9. Për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë "28 Nëntori", me ftesë nga FSK-ja, Ansambli "Shota" shfaqi koncert me dt: 27.11.2013 në Kazermën Ushtarake "Adem Jashari".

10. Për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë "28 Nëntori", Ansambli "Shota" shfaqi koncert në Sheshin "Nëna Terezë" me dt: 28.11.2013 në ora: 20:00.

11. Koncerti përmbyllës i fundvitit u organizua në Teatrin Kombëtar të Kosovës më date: 18.12.2013 në udhëheqjen artistike të z. Ylber Asllanajt si dhe me pjesëmarrjen e solistëve dhe valltarëve të Ansamblit "Shota" e edhe të disa mysafirëve të ftuar për këtë rast, koncerti ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm për këto 38 vjet si profesionistë, "Shota" ka organizuar mbi 4000 koncerte në të gjitha meridianet e botës, duke marrë pjesë edhe në festivalet më të njohura të folklorit në botë, siç është ai i Dijon, Agres, Sidmouth, Chicago, Melbourne etj. "Shota" gjithashtu mori pjesë në hapjen e lojërave olimpike dhe manifestimeve të ndryshme ndërkombëtare. Me paraqitjet e tilla Ansambli fitoi shpërblime të shumta. Në festivalin ndërkombëtar në Sarandë (Shqipëri) më 1996, iu nda çmimi i parë, shpërblimi i parë në festivalin e Sidmouth për prezentim të tërësishëm artistik (viti 1985), si hde shpërblimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Dijon-it (viti 1986), në të cilin festival për tre shpërblime konkuruan ansamblet e 58 shteteve të ndryshme të botës.

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014