Lajme

Koncerti në Deçan

13/10/2014   Me datë 31.10.2014, nën patronatin e kryetarit të komunës z. Rasim Selmanaj, në sallën e pallatit të kulturës “ Jusuf Gërvalla ” në Deçan Ansambli “Shota” ka shfaqur programin festiv, para publikut Deçanas. Programi i pasur kulturor me këngë dhe valle është mirëpritur nga publiku entuziast i Deçanit. Para Koncertit, trupa e Ansamblit, e kryesuar nga drejtori Shefqet GJOCAJ, është pritur në sallën e Asamblesë Komunale të Deçanit nga ana e kryetarit Selmanaj dhe stafit tjetër të administratës lokale. Në këtë takim edhe kryetari Selmanaj edhe drejtori i Ansamblit janë dakorduar se AKKV “Shota” duhet të jetë më shpesh i pranishëm në teren, d.m.th. para publikut të te gjitha qendrave të Kosovës.
Vizita te kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj
Çast nga koncerti ne Deçan, të cilin e hapi kënga “Ma gëzofsh 50 vjetorin”
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014