Lajme

Pjesëmarrja në manifestimin “Dita e Shegës” dhe festivalin “Dolcinum...” në Ulqin.

13/10/2014   Ansambli “Shota” ka marrë pjesë në manifestimin multi-kulturor “Dita e Shegës”,që është mbajtur në Katerkollë (Ana e Malit) në kuadër të te cilit nga ky vit ka filluar të mbahet edhe festivali ndërkombëtar i folklorit: “Dolcinum International Festival”. Ky manifestim u mbajt nga data 16-19 Tetor. Me ftesë të organizatorit, Ansambli ynë ka shfaqur dy programe, me datat 16 Tetor në Katërkollë dhe me 17 Tetor në Ulqin. Pritja në Anë të Malit dhe në Ulqin ka qenë vertetë mbreslenëse nga ana e BKA-së (Biznes Klubit të Anës së Malit) dhe drejtorisë komunale të Turizmit të Komunës së Ulqinit. Ky aktivitet, nga ky vit, përveç me rastin e festës së Shegës do të mbahet edhe për të përmbyllur sezonin turistik në Komunën e Ulqinit.
Çast nga shkëmbimi i dhuratave me organizatorin, pas programit ne Katërkollë
(“Dita e Shegës 2014”)
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014