Lajme

KONCERT NË GJAKOVË

15/10/2014   Në kuadër të shënimit të 50 vjetorit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka vazhduar me shfaqjen e koncerteve, siç edhe është planifikuar paraprakisht, “Nëpër gjeografinë Shqiptare”. Kështu me datë 10 Tetor 2014, duke filluar nga ora 20:00, në sallën e shtëpisë së kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ka shfaqur koncertin e plotë festiv, i cili është mirëpritur nga publiku artdashës gjakovar.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014