Lajme

KONCERT PËR PJESMARRËSIT E SESIONIT TË XIII TË PARLAMENTIN KULTUROR EVROPIAN

15/10/2014   Me organizim të MKRS-së, Ansambli “Shota” me datë 03.10.2014 ka shfaqur koncert në Teatrin Kombëtar, për nderë të pjesëmarrësve të sesionit të 13-të Parlamentit Kulturor Evropian, i cili për herë të parë mbahet në Kosovë. Koncerti është mbajtur nën patronatin e ministrit të MKRS, z. Memli Krasniqi dhe është duartrokitur gjatë nga parlamentarët Evropian të Kulturës, të cilët pas shfaqjes kanë shprehur një interesim të veçantë për aktivitetin e Ansamblit “Shota”. Gjithashtu drejtori i Ansamblit, z. Shefqet Gjocaj, i ka informuar të pranishmit me historikun e Ansamblit dhe sukseset e arritura në këto 50 vite të veprimtarisë së “Shotës” si Ansambël Profesionist.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014