Lajme

AKADEMIA SOLEMNE

15/10/2014   Me datë: 26.09.2014 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës është mbajtur Akademia Solemne, me fillim në ora 20:15. Paraprakisht, në ora 19:30 është bërë hapja e ekspozitës “50 vjet në 50 fotografi. Për pjesëmarrësit e këtij manifestimi, në foajeun e TKK është përgatitur një koktej rasti. Në këtë solemnitet ka marrë pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, drejtues të Ansamblit, ish drejtues, ish valltarë e këngëtarë, personalitete dhe artistë e mysafirë tjerë të shumtë. Në këtë akademi janë ndarë plaketa dhe mirënjohje për personalitete, anëtarë dhe ish-anëtarë të Ansamblit, të cilët kanë punuar e ndihmuar në rritën gjysmëshekullore të Ansamblit si dhe për bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ndihmuar Ansamblin në periudhën e vështirë të viteve 90-ta. Duhet përmendur se për shkak të formatit të programit, jo të gjitha mirënjohjet dhe paketat janë ndarë në skenë, kështu që kjo do të bëhet ne një aktivitet të veçantë i cili do të organizohet në muajin dhjetor që është koncipuar si “Takim i Gjeneratave” dhe i cili do të përmbyll aktivitetet e shënimit të 50 vjetorit.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014