Lajme

EKSPOZITA: “50 VJET NË 50 FOTOGRAFI”

15/10/2014   Aktiviteti i parë në kuadër të kremtimit të 50 vjetorit të Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” ka qenë ekspozita retrospektive me fotografi “50 Vjet në 50 Fotografi”, e cila është hapur me datë 26 Shtator 2014, në foajeun e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ekspozita është realizuar nën përkujdesjen e fotografit Avni Selmani dhe hapjen solemne të saj e ka bërë drejtori i Ansamblit z. Shefqet Gjocaj. Kjo ekspozitë ka mëtuar që përmes fotografive, reprezentative, të periudhave të ndryshme, të përshkruaj veprimtarinë 50 vjeçare të Ansamblit “Shota”.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014