Lajme

SHËNIMI I 50 VJETORIT TË ANSAMBLIT “SHOTA”

15/10/2014  

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka shënuar 50 vjetorin e themelimit si ansambël profesionist. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, më saktësisht me zyrën e protokollit në Ministri është bërë përzgjedhja e mysafirëve për autoritetet më të larta shtetërore, po ashtu në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është bërë marrëveshja për siguri gjatë dy ditëve të manifestimit. Aktivitetet e para që janë organizuar në datat 26 dhe 27 Shtator 2014 janë: Ekspozita e fotografive “50 Vjet në 50 Fotografi”, pastaj Akademia Solemne dhe Koncerti Festiv.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014