Lajme

Koncerte në Gjakovë, Ulqin dhe Peshkopi

09/10/2014   Pas Akademisë Solemne të mbajtur me datë 26 Shtator dhe Koncertit Festiv të datës 27 Shtator, të cilat u mbajtën në Prishtinë, në shënim të 50 vjetorit të punës si ansambël profesionist, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të vazhdojë fazën e shfaqjes së koncerteve, siç edhe është planifikuar paraprakisht, në të gjithë gjeografinë Shqiptare.

Me datë 10 Tetor, duke filluar nga ora 20:00, në sallën e shtëpisë së kulturës, Ansambli do të shfaqë koncertin festiv në qytetin e Gjakovës.

Me datë 15 Tetor Ansambli “Shota” do të udhëtojë në Ulqin për të marrë pjesë në “Dolcinum International Festival”, i cili mbahet nga data 16-19 Tetor. Me ftesë të organizatorit, Ansambli ynë do të shfaqë dy programe, me datat 16 dhe 17 Tetor.

Në adresë të ansamblit gjithashtu ka ardhur ftesa për pjesëmarrje në edicionin e 20-të jubilar të festivalit “Oda Dibrane”, i cili mbahet në qytetin e Peshkopisë nga data 23-26 Tetor. Për të nderuar këtë festival unik të folklorit, lojërave dhe riteve popullore, që llogaritët si më jetëgjati në Republikën e Shqipërisë, Ansambli “Shota” do të mbajë koncert të plotë, me datë 24 Tetor në sallën e pallatit të Kulturës në Peshkopi.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014