Lajme

Aktivistët e organizatës “TOKA”, vizitojnë SHOTËN

08/08/2018   Një grup të rinjsh nga SHBA, Franca dhe Izraeli, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, si pjesë e aktiviteteve dhe programeve të organizatës “TOKA”, me datë 7 Gusht , kanë vizituar ambientet e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Këta të rinj shoqëroheshin nga trajner-ja e kësaj organizate znj. Blerina Muqolli.
Ata I priti në takim drejtori I Ansamblit z. Shefqet Gjocaj, i cili u shpjegoj atyre në detaje për veprimtarinë dhe historikun e Ansamblit. Ajo që ngjalli më shumë interesin e mysafirëve ishte ekspozita e Kostumeve dhe këndi i trofeve. Si znj. Muqolli, po ashtu edhe të gjithë mysafirët mbetën jashtëzakonisht të kënaqur nga vizita dhe premtuan të kthehen serish këtu, me shpresën që edhe të përcjellin ndonjë program të Ansamblit. Po ashtu ata nga kjo vizitë morën si “suvenir” nga një monografi të Ansamblit : “Shota, muze në lëvizje” të autorit Agron Gërguri.



Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014