Lajme

Telegram ngushëllimi për familjen Çeliku, nga drejtori i Ansamblit

15/01/2018  

E nderuara familje Çeliku,
Shumë të nderuar kolegë të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve dhe të TKOB,
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Korifeut të valles shqipe, Rexhep Çeliku, “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”. Duke e konsideruar si një humbje tepër të madhe dhe të pa kompensueshme për artin shqiptar në përgjithësi dhe atë koreografik, në veçanti, me lejoni që nëpërmes kësaj letre të shpreh ngushëllimet më të thella, në emër të punëtorëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe në emrin tim. Më besoni, të dashurit e mij, se po të ishte dhimbja një objekt që do ndahej në pjesë, juve nuk do t’ju ngelej asnjë thërrime. Sepse “Xhepi” ishte i të gjithëve dhe ashtu siç jemi mburrur më të, të gjithë, ashtu ndjejmë edhe dhimbjen për shkuarjen e tij në amshim. Gjithsesi, ai ishte njeri me fat! Duke arritur të realizohej në nivelin më të lartë të mundshëm, në artin e tij, ai u bë i gjithëkoh’shëm: Edhe sa ishte gjallë, ishte sinonim dhe frymëzim! Dhe i tillë do të jetë përgjithmonë, gjithnjë përderisa përmendet dhe luhet vallja shqipe. Gjithnjë përderisa kujtohen dhe nderohen Korifenjtë!
Pusho në paqe artisti i kombit tim!
LAVDI!

Shefqet Gjocaj, drejtor

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014