Lajme

Koncerti festiv, për nderë të ditës së Flamurit: ”Festa e Bashkimit”

22/11/2017   Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, organizon Koncertin Festiv të titulluar “Festa e Bashkimit”. Ky koncert që njëherazi i kushtohet edhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari dhe 20 vjetorit të daljes publike të UÇK-së, mbahet me datë 26 Nëntor duke filluar nga ora 20:00, në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Përveç trupës artistike të Ansamblit “Shota”, në këtë koncert do të paraqitën edhe pjesëtarët e grupit polifonik “Bilbili” nga Vlora.

Përveç në Prishtinë, Ansambli do të shfaqë program edhe në Gjakovë, me datë 24 Nëntor dhe në Gjilan me 27 Nëntor, me rastin e zbulimit të shtatores së Idriz Seferit.

Ndërkaq me datë 25, në Sheshin 21, Ansambli do të merr pjesë, me një program të shkurtër, në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina”, që kësaj radhe i dakordohet z. Marin Mema. Ky organizim bëhet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Ejani të festojmë së bashku!