Lajme

Shtyhet afati i Konkursit për këngë dhe shfaqje Koreografike

17/10/2017   Meqenëse komisioni për vlerësimin e projekteve për këngë dhe shfaqje koreografike të AKKV “Shota”, ka vlerësuar se materialet/projektet e arritura në Ansambël, në afatin e paraparë me konkurs kanë qenë të pakta në numër dhe edhe për nga cilësia lënë shumë për të dëshiruar, është vendosur që konkursi të vazhdohet deri me datë 15 Nëntor. Gjithashtu komisioni ka ardhur në përfundim se aplikuesit duhet t’u kushtojnë më tepër kujdes kritereve të konkursit, sidomos për pozicionin SHFAQJE KOREOGRAFIKE. (shih Vendimin e bashkangjitur).

Kliko këtu për të shkarkuar konkursin