Lajme

"Shota" në Edicionin e parë të Balkan- Folk- Fest, në Fushë Kosovë

17/10/2017   Me datë 15.10.2017, Ansambli “Shota” ka marre pjesë, si i ftuar special, në mbylljen e edicionit të -I-rë, të Festivalit Ballkanik të Folklorit që është mbajtur në Fushë Kosovë në datat 14 dhe 15 Tetor 2017. Në këtë aktivitet, të organizuar nga drejtoria për Kulturë Rini e Sport, e Komunës së Fushë Kosovës, “Shota” është paraqitur me një suitë të valleve nga repertori i vet dhe ka marrë falënderime të shumta nga organizatori dhe publiku.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014