Lajme

Ansambli “Shota” në 50 vjetorin e AKV “Kastriotët”

04/10/2017   Më datë 30 Shtator 2017, TA e AKKV “Shota” ka marrë pjesë në Gala-Koncertin e organizuar me rastin e shënimit të 50 vjetorit të AKV “Kastriotët” nga Ferizaj. Në këtë aktivitet, që u mbajt në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, e në të cilin përveç nikoqirit, merrnin pjesë edhe TA e “Ansamblit Popullor” nga Republika e Shqipërisë si dhe SHKA “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, Ansambli “Shota” u prezantua me “Vallen e Podgurit”. Ky përvjetor është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarça. Në darkën solemne, të organizuar me këtë rast, u këmbyen edhe dhurata. Me këtë rast drejtori i Ansamblit, z. Shefqet Gjocaj uroi AKV “Kastriotët” për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm që ky ansambël ka dhenë, nëpër vite, për zhvillimin e artit dhe kulturës dhe duke u dëshiruar edhe shumë përvjetorë të tjerë më të mëdhenj!
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014