Lajme

"Shota" për 1 Qershor

05/06/2017   Me 1 Qershor, për nderë të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Ansambli “Shota” ka organizuar një defile dhe ka shfaqur një program artistik për fëmijë, në sheshet e Prishtinës. Para programit, drejtori i Ansamblit Shefqet GJOCAJ, ka lexuar një mesazh urimi për ditën botërore të fëmijëve.

Koncertin e Ansamblit e kanë përcjellë një numër i madh i fëmijëve, të shoqëruar me edukatoret dhe prindërit e tyre. Pas programit zyrtar, Valltarët e Ansamblit kanë ftuar fëmijët në valle dhe për disa minuta fëmijët janë argëtuar me vallet e ekzekutuara nga orkestra e Ansamblit.

*Mesazhi i drejtorit Shefqet GJOCAJ, për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve:

TË GJITHË FËMIJVE TË BOTËS - URIME!

Urojmë që ditë e fëmijëve te mos jete vetëm 1 Qershori!
Urojmë që asnjë fëmijë ne planetin tone te mos përjetoi dhunë, uri apo abuzim te çfarëdo natyre.
Urojmë që te rriturit, e ne radhe te pare prindërit, te bëjnë shume me tepër për lumturinë dhe rriten e mbare dhe pa brenga te fëmijëve!
Urojmë që te paktën ne 1/10 e rasteve te rriturit te mundohen t'a perceptojnë jetën dhe boten nga këndvështrimi i fëmijëve!
Urojmë që te zgjasë mëshira e fëmijëve tanë dhe bota te mos përmbysët për prapësitë e te rriturve...
Kam edhe njëmijë urime tjera t'i bej sot ne ditën botërore te fëmijëve, por mbi te gjitha UROJMË qe URIMET tona te bëhen realitet, ne mënyrë qe te fitojmë respektin tuaj, fëmijë të dashur.
Mbase nga kjo do të varet shumë edhe respekti që ju do të keni nesër për ne!
Të dashur fëmijë, paçi rritë të mbarë dhe shume me të lehtë se sa kemi pasur ne, prindërit tuaj! GEZUAR!






Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014