Lajme

"Shota" në "Ditët e Komandant Lleshit"

29/05/2017   Me datë 25 Maj 2017, me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës z. Jonuz Musliu, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert për nder të Ditës së Dëshmorëve, përkatësisht në manifestimin e 13-të tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Fillimisht një delegacion i Ansamblit, i kryesuar nga drejtori Shefqet Gjocaj, ka berë homazhe te varri i dëshmorëve të kombit Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) dhe Besim Faiku, në Tërnovc, ku kanë vendosur kurora me lule. Pastaj ky delegacion ka vizituat edhe muzeun e Komandant Lleshit, në afërsi të stadiumit të Futbollit, po në Tërnovc. Ndërkaq TA e Ansamblit ka shfaqur një koncert të plotë, në sallën e shtëpisë së Kulturës në Bujanovc, në praninë e afër 500 spektatorëve, të cilët me ovacione kanë përcjellë këngët dhe vallet e interpretuara nga Ansamblit.






Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014