Lajme

Mbrëmje humanitare për SOS Fshatrat

29/05/2017   Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me kërkesë nga Drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës, znj. Nezahate Ramadani- Salihu, ka mbështetur dhe përkrahur mbrëmjen humanitare “Unë Jap Shpresë” e cila u mbajt më datë 18.05.2017 në Sheshin 21 në Prishtinë. Kjo mbrëmje humanitare ishte organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve për këto institucione që përkujdesën për fëmijët jetim, ata të braktisur apo të pastrehë. Në këtë mbrëmje, për mysafirët e shumtë, solistët vokal të Ansamblit, të përcjellë nga orkestra e drejtuar prej Fitim Bytyçit, kanë interpretuar një potpuri këngësh.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014