Lajme

HAPET GALERIA E KOSTUMEVE NË LOKALET E ANSAMBLIT “SHOTA”

15/05/2017  

Në ditën botërore të trashëgimisë, me 18 Prill, Ansambli “Shota” ka organizuar dy aktivitete të rëndësishme. Fillimisht TA e Ansamblit ka defiluar në sheshet e Prishtinës, për të shfaqur pastaj një program artistik në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ndërkaq më të përfunduar programi, në lokalet e Ansamblit është hapur zyrtarisht ekspozita e përhershme e veshjeve (Galeria), e përgatitur nën përkujdesjen e kuratorës Erodita Qorkadiu- Haxhiu, etnologe. Në hapje të ekspozitës ishin të ftuar ekspert të fushës dhe mysafirë të shumtë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ministri i MKR-së, z. Kujtim Shala me një pjesë të kabinetit të tij. Drejtori i Ansamblit Shefqet Gjocaj, pasi shpjegoi iniciativën dhe arsyeshmërinë e krijimit të kësaj Galeria, për Ansamblin “Shota”, ftoi në skenë doajenin e Ansamblit z. Ismet Bogujevci dhe Ministrin Shala, të cilët bashkërisht bënë hapjen simbolike të saj. Për ketë ekspozitë është përgatitur edhe një broshurë informative, dhe e njëjta mbetet e hapur për mysafirë dhe qytetarë.







Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014