Lajme

Koncert në kuadër të "Natës së Zjarreve"

14/03/2017   Trupa Artistike e Ansamblit, me datë 07.03.2017,  ka marrë pjesë në programin artistik të organizuar në kuadër të  Epopesë së UÇK-së, përkatësisht “Natës së Zjarreve”. Ky koncert është mbajtur në sheshin Adem Jashari në Skenderaj. Para kësaj, një delegacion i kryesuar nga drejtori i Ansamblit, z. Shefqet Gjocaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në kompleksin memorial në Prekaz dhe pastaj është pritur në odën e Jasharëve, nga përfaqësuesit e familjes, z. Murat dhe Lulzim Jashari.
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014