Lajme

Koncert për nder të 9 vjetorit të “Pavarësisë” së Kosovës

14/03/2017   Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka shfaqur koncert për nder të 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Koncerti është mbajtur  me datë: 17.02.2017, në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 20:15. Ndër pikat e këtij programi ka qenë edhe premiera e koreografisë së re “Oshtima e Lirisë”, të punuar nga koreografi Besim Jazegjiu. Gjithashtu janë shfaqur edhe tri koreografi tjera dhe pika të zgjedhura muzikore të interpretuara nga solistët e Ansamblit dhe këngëtarë të ftuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Shqipe Kastrati, Liridon Sadriu, Saranda Alija etj. Koncerti është mirëpritur ngrohtësisht nga publiku i pranishëm, që ishte në numër shumë më të madh se sa kapaciteti i sallës së TKK-së. E veçantë tjetër e këtij koncerti ishte skenografia digjitale, e punuar enkas për këtë koncert nga Zeni Ballazhi. Pas përfundimit të koncertit, në Objektin e Ansamblit ”Shota” është mbajtur një koktej rasti për pjesëmarrësit në program dhe mysafirët e ftuar.












Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014